Nesër (e shtunë) në Kanjonin e Matkës organizohet aksion i madh ekologjik.

Gjendja momentale e shtegut të këmbësorëve prej tek Restoran Kanjon Matka e deri tek shpella nënujore Vrello, përgjat të cilit çdo ditë kalojnë qindra turistë, për fat të keq është mbuluar nga mbeturinat si pasojë e papërgjegjsisë së vizitorëve por edhe neglizhencës së organeve kompetente. Prandaj organizimj i një aksioni të tillë është tejet i nevojshëm

Qëllimet e aksionit: Kanjoni i Matkës si një nga zonat më të bukura të vendit tonë është destinacioni më i vizituar turistik në Shkup nga turistë vendas dhe të huaj. Për fat të keq kompetencat dhe përgjegjsia për menaxhim me këtë zonë turistike mbeten akoma të paqarta, prandaj ne si klub malorë dhe adhurues të natyrës duam të kontribuojmë në mirëmbajtjen e Kanjonit, duke e pastruar shtegun nga mbeturinat e grumbulluara.

Me datë 19 shtator 2020 në ora 9:00 Klubi Malorë “Gryka e Dervenit” organizon aksion për pastrimin e Kanjonit të Matkës. Planifikohet të pastrohet shtegu përreth Liqenit të Matkës në gjatësi prej 3 km.
Ftohen të gjith adhuruesit e natyrës që ti bashkangjiten aksionit, duke i rrespektuar masat për mbrojtje nga pandemia Covid19.

/Derveni.info