Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet nesër për të miratuar projekt -aktet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.

Rendi i ditës

Miratimi i projekt -akteve për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.

Altin Dumani,

Arben Kraja,

Behar Dibra,

Edvin Kondilli,

Elida Celami(Kaçkini),

Ened Nakuçi,

Enkeleda Millonai,

Klodian Braho

Shpalljen e garës për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Miratimin e metodologjisë për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme.

Caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë,të z.Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë,të znj.Rozeta Qirjaqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë,

Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, të z.Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Të ftuar do të jenë:

Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёvëzhgues tё tjerё tё akredituar.