Nesër pritet të mbahet mbledhja e e parë e kryesisë së Kuvendit, nën drejtimin Vjosa Osmanit.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet me kryetarët e grupeve parlamentare dhe në rend dite është, propozimi për formimin e komisioneve parlamentare dhe të ndryshme.

Osmani është zgjedhur në krye të Kuvendit në seancën e së hënës, pasi që Glauk Konjufca u propozua nga Albin Kurti si ministër i Punëve të Jashtme.