Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka nënshkruar Protokoll për vazhdimin e bashkëpunimit shkencor-hulumtues me SHBA-në.

Me Protokollin parashihet që përfaqësuesit nga fella akademike, shkencore dhe shkencore-hulumtuese të vazhdojë të realizojnë projekte të përbashkëta, të kenë vizita hulumtuese dhe së bashku të shfrytëzojnë pajisje dhe teknologji bashkëkohore shkencore. Dokumenti parasheh të vazhdojë edhe bashkëpunimi në nivel të institucioneve, agjencive dhe universiteteve.

Protokollin e nënshkruan ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ambasadorja amerikane në vend Kejt Mari Bërns.

Ministri Ademi premtoi angazhim personal dhe institucional për efikasitet dhe efektivitet më të madh të bashkëpunimit në periudhën në vijim.

“Ky është nder i madh për vendin tonë sepse fitojmë besim nga njëra prej vendeve më me ndikim dhe më të zhvilluara botërore nga të gjitha aspektet. vend i cili është burim i inovacioneve dhe gjetjeve në të gjitha fushat dhe dhe i cili mund të ndihmojë shumë për t’i realizuar prioritetet strategjike kombëtare lidhur me vizionin për një të nesërme më të mirë të qytetarëve tanë, gjegjësisht vizionit për krijimin e shoqërisë së njohurisë dhe inovacioneve”, ka thënë Ademi.

Sipas ambasadores amerikane, dy shtetet demonstrojnë bashkëpunim të jashtëzakonshëm shkencor tani më dy dekada për çka konfirmim janë 60 milionë dollarët e investuara nga ana e SHBA-së për përmirësimin e qasjes dhe cilësisë në arsimin fillor, si dhe programin për këmbim shkencor-hulumtues në kuadër të së cilit nga viti 2009 sigurohen mjete për këmbim të studentëve.

“Këto janë vetëm disa shembuj të programeve që i mundëson Ambasada amerikane dhe SHBA-ja në sferën e shkencës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa me nënshkrimin e protokollit të sotëm shpresoj se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me bashkëpunim”, ka thënë ambasadorja Bërns.