Drejtori i Byrosë për siguri publike Sasho  Tasevski dhe zëvendësambasadori gjerman Oto Graf, sot nënshkruajtën Marrëveshje për donacion mes Ambasadës së Gjermanisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës të Maqedonisë së Veriut.

Donacioni, siç informuan nga MPB,  përbëhet nga  pajisja teknike dhe kompjuterike, destinuar për Repartin  për ballafaqim me krim të organizuar dhe serioz.

Në takim, bashkëbiseduesit e kanë konfirmuar  bashkëpunimin e suksesshëm mes dy shteteve, veçanërisht në pjesën e punëve të brendshme, dhe kanë shprehur gatishmëri për  vazhdimin dhe përparimin e saj, për çka flet edhe Marrëveshja e nënshkruar më parë për bashkëpunim në luftën kundër krimit mes dy shteteve.