Negativ është testi i pacientes 16-vjeçare e cila kishte pasur kontroll të shkurtër tek drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës, Nina Caca Biljanovska tek e cila ishte konfirmuar se është e infektuar nga koronavirusi.

Nga Qeveria brifojnë se nesër do të përgatitet vendimi për shkarkimin e drejtoreshës. Pas konsultimit me Komisionin për Antikorrupsion është përcaktuar se ekziston një nen në ligj i cili mundëson urgjencë në shkarkim, edhe pse është periudhë parazgjedhore.

Në ndërkohë, janë testuar edhe dy pacientë tek të cilët rezultatet gjithashtu janë negative