Në Tiranë në serinë e tërmeteve sot janë dëmtuar rreth 500 ndërtesa. Këtë e deklaroi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj deklaroi se në Tiranë janë hapur të gjitha qendrat e pranimit për strehimin e qytetarëve, të cilët duhej t’i braktisnin shtëpitë e tyre.

Sipas tij, në qendrat kryesisht janë vendosur persona të moshuar dhe të sëmurë, ku u ofrohet ndihmë e vazhdueshme mjekësore.

Personeli në këto qendra do të punojë 24 orë, ndërsa qendrat do të jenë të hapura derisa nuk bëhen vlerësime profesionale të dëmtimeve të të gjitha objekteve.

“Në këtë moment, më me rëndësi është të shpëtohen jetët e njerëzve, ndërsa gjithçka tjetër do të kompensohet më vonë”, tha kryebashkiaku i Tiranës.