Nga qindra porosi elektronike të besueshme të zyrtarëve në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e materialeve të kërkuara nga Dhoma Përfaqësuese si pjesë e hetimit për impiçment, kuptohet se janë bërë përpjekje për të arsyetuar dhe shpjeguar mbajtjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën, njoftoi sot “Uashington post”.

Mbajtja e ndihmës ushtarake me vlerë prej rreth 400 milionë dollarë dhe raporti I “informatorit” nga shërbimet e sigurisë janë në qendër të hetimit të Demokratëve për impiçment të presidentit Donald Tramp. Ai me atë e kushtëzoi lidershipin e Ukrainës për të kryer hetim për kundërshtarin politik, Xho Bajden, ish nënpresident.

Porositë elektronike zbulojnë përpjekje të koordinuara për të gjetur arsye ligjore për mbajtjen e ndihmës edhe pse paratë tashmë kanë qenë të miratuara nga Kongresi. Porositë janë dërguar në gusht dhe janë të Mik Molvejnit, ushtrues i detyrës udhëheqës i administratës së presidentit dhe të personave nga Departamenti i financave në Shtëpinë e Bardhë.

Në ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë po përgatiten për një luftë të ashpër nëse impiçmenti votohet dhe gjendet para Senatit, ku duhet të zhvillohet një gjykatë formale për impiçment të e presidentit.

“Administrata është e gatshme për një mbrojtje të ashpër ligjore dhe politike e cila do të shndërrohet në sulm, nëse demokratët votojnë për impiçment të presidentit Tramp”, deklaroi Kelijan Konvej, këshilltare në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo shtoi se do të paraqiten më shumë dëshmitarë të mbrojtjes dhe se do të sfidohen dëshmitarët e demokratëve.

“Kemi prova të mjaftueshme që të mund të dëshmojë edhe vetë informatori i cili duhet të vijë me avokatin e tij”, deklaroi ajo.

Seancat publike rreth hetimit për impiçment përfunduan javën e kaluar. Bordi për zbulim në Dhomën Përfaqësuese tani punon në dokumentet ligjore për impiçment të cilat duhet të miratohen nga Komiteti i Drejtësisë, ndërsa më pas procedura shkon në votim.

Votimi për impiçment parashikohet të bëhet para festave të Krishtlindjeve në SHBA.