Pesëmbëdhjetë  civilë afgan, mes të cilëve  gjashtë gra dhe tetë fëmijë,  janë vrarë nga shpërthimi i një mine të vendosur  gjatë kalimit të automjetit me të cilin kanë udhëtuar në vendin Imam-Sahib,  në veri të vendit, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë afgane të Punëve të Brendshme.

“Rreth orës 17 sipas kohës lokale, minën që e kanë vendosur  ekstremistët taleban, ka shpërthyer gjatë kalimit të automjetit civil në krahinën Kunduz, dhe në të me vdekje  kanë pësuar 15 civilë”, deklaroi Nasrat Rahimi.

Mes viktimave janë gjashtë gra, tetë fëmijë dhe një burrë, saktëson ai.

Vendi Imam-Sahib gjendet në kufirin me Taxhikistanin.

Në krahinën Kunduz rregullisht udhëhiqen luftëra mes talebanëve dhe forcave të sigurisë qeveritare, të cilët e kanë mbështetjen e amerikanëve.

Në këtë krahinë janë strehuar shumë pjesëtarë të Shtetit Islamik. Pas atentatit më 6 nëntor në Taxhikistan, shefi i FSB-së ruse, Aleksandar Bortnikov, paralajmëroi në aktivitet të rritur të Shtetit Islamik në Afganistan.