Ballina MAGAZINA Në mungesë të koncerteve, Mozzik thotë se po i shijon malet duke...

Në mungesë të koncerteve, Mozzik thotë se po i shijon malet duke bërë aktivitet sportiv

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ashtu si çdo koleg i tij ka pezulluar së fundmi të gjitha aktivitetet e tij shkaku i coronavirusit.

Ai ndërkohë po e shfrytëzon këtë kohë për diçka tjetër dhe njëherësh po tregohet më aktivë për fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi, reperi nga Ferizaj publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej teksa kryente aktivitete sportive në natyrë.

Mozzik tha në mbishkrimin e fotografisë se po i shijon malet deri sa të vijë koha e koncerteve sërish.

“E deri të vjen koha e koncerteve , po shijojmë malet me sport. Uroj të kalojë sa më shpejt kjo situatë”, ka shkruar reperi në Instagram.

Përndryshe, ai po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit, “Auf Wiedersehen”, të cilin e publikoi më 17 shkurt.