Në objektin në ish-depot ushtarake afër Bajnicës së Poshtme prej sot funksionin edhe një qendër për qentë endacakë. Qendra e re është pjesë e përpjekjeve të vetëqeverisjes lokale për trajtim human të kafshëve.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në hapjen theksoi se problemi me qentë endacakë zgjidhet në mënyrë studiuese, por siç tha është e nevojshme zgjidhje sistematike.

Qendra e re është pjesë e projektit “Më jep strehim për shpëtim” që e zbaton Iniciativa për integrim qytetar (IIQ) ka 30 bokse dhe tre hapësira ndihmëse. Pas tetë muajve, qendra e pajisur do të shkojë në pronësi të Komunës.

Hapja e qendrës është mundësuar me mbështetje nga programi për demokraci lokale të Ballkanit Perëndimor (riloud), BE-së dhe UNDP-së.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve komunale nëpër rrugët e qytetit dhe lagjeve përreth ka mbi 700 qenë endacakë të cilët shpesh sulmojnë qytetarë dhe u shkaktojnë lëndime. Komuna vitin e kaluar paralajmëroi lehtësim të problemit me trajtim dhe përkujdesje të kafshëve