Më 25 dhe 26 janar Klubi i Hendbollit Rinia do të organizojë turneun Memorial “Arsim Idrizi 2020”.

Ky turne do të mbahet në kujtim të hendbollistit Arsim Idrizi, i cili vitin e kaluar ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. Turneu do të zhvillohet dy ditë dhe do të marrin pjesë katër ekipe si KH “Vëllaznimi”, KH “Elbasani”, KH “Trepça” dhe nikoqiri “Rinia”.

“Duke ju falënderuar të gjithë mediave që na keni mbështet dhe keni bërë një prezantim të turneut, unë i falënderohem gjithë atyre që janë pjesë e stafit organizativ, por edhe Federatës së Hendbollit të Maqedonisë për mbështetjen teknike. Ky turne përveç se është memorial dhe përkujtimor, do të jetë edhe një festë për të gjithë dashamirët e hendbollit”, tha trajneri Muhamed Ismaili.

Ndeshjet e këtij turneu do të luhen në sallën sportive pranë shkollës fillore “7 marsi” në Çair, ndërsa turneu mban titullin e njërit nga hendbollistët e këtij klubi i cili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.