Në komunën e Çairit sot janë vendosur 102 ulëse të reja si paisje urbane me qëllim që qytetarët të kenë ku të ulen për të pushuar, informon Zhurnal.

Këto ulëse siç njofton kryetari i komunës së Çairit, Visar GAniu, janë vendosur në rrugë të ndryshme, para banesave kolektive dhe gjithkund ku ka nevojë për ulëse.

Ulëset janë vendosur në rrugët Pavle Iliç, Krste Arsenov, Resenska, Emin Duraku, Brigada Maqedono Kosovare, August Cezarec dhe Strumiçka.