Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që nga mesnata të ndryshohen  çmimet e derivateve të naftës, me çrast Dizeli dhe vaji për amvisëri nga mesnata do të shitet më lirë për 1.5 denarë.

Çmimi i ri i dizelit do të jetë 61 denarë për litër, i vajit për amvisëri 50 denarë për litër.

Euro-Super BS-95 do të vazhdoj të shitet për 68 denarë, ndërsa Euro-Super BS-98, 70 denarë për litër.