Ambasadori i Shqipërisë, z.Fatos Reka sot ka vizituar kryetarin e Komunës së Çairit, z.Visar Ganiun, me ç’rast i ka dhuruar mirënjohje për kontributin humanitar.

“Dorën e ndihmës ia kemi shtrirë gjithmonë njëri-tjetrit dhe plagët e sfidave të rënda që kemi pasur i kemi shëruar bashkë. Faleminderit ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në vend z. Fatos Reka për mirënjohjen që ma dhuroi për kontributin humanitar të Komunës së Çairit në rajonin e goditur nga tërmeti.”

“Kjo mirënjohje është edhe një shenjë faleminderimi е Ambasadës së Shqipërisë për gatishmërinë e çdo qytetari e afaristi të komunën sonë që me zemër kontriboi. Ishte obligim moral e kombëtar për të gjithë ne që të jemi në shërbim të një kauze të madhe humanitare”, ka shkruajtur Visar Ganiu në faqen e tij zyrtare në Facebook.