Shoqata “Multikultura” nga Tetova informon se filloi projekt me qëllim që të ofrojë këshilla pa pagesë dhe ndihmë juridike falas të gjithë punëtorëve, të drejtat e të cilëve janë rrezikuar gjatë pandemisë me koronavirusin.

Shoqata, e cila është e autorizuar për këtë lloj të ndihmës, ka angazhuar jurist për ofrim të ndihmës juridike pa pagesë për personat të cilëve u janë shkelur të drejtat e punës.

Nga Shoqata i këshillojnë të gjithë të cilët kanë nevojë për ndihmë juridike të paraqiten përmes numrave të telefonit 070/858-144 dhe 044/377-775, e-mail adresës: [email protected] apo ndërkaq përmes profileve të Multikuturës në rrjetet sociale.