Maqedonia e Veriut për herë të parë është pajisur me katër lokomotiva krejtësisht të reja elektrike. Drejtori gjeneral i Hekurudhave-Transport Orhan Murtezani tregon se lokomotivat elektrike e kanë vlerën e 9 milion eurove, mjete të siguruara nga Banka Botërore për Zhvillim dhe Rikonstruim. Të njëjtat shton ai, janë testuar në tatëpjetën më të madhe në Maqedoninë e Veriut, në 17 promila me 1600 tonë ngarkesë. Murtezani konsideron se lokomotivat e reja, do të rrisin kapacitetin transportues të hekurudhës për rreth 50%.

Orhan Murtezani, Drejtor gjeneral i Hekurudhave-Transport

“Lokomotivën e parë elektrike pas udhëtimit zyrtar që e pata në Kinë, vetëm se e kemi lëshuar në qarkullim dhe e njejta pothuajse dy javë po bartë mallra në koridorin 10 në territorin tonë. Ndërsa, tre lokomotivat e tjera aktualisht janë në rrugë nga Shangai i Kinës, në drejtim të Stambollit dhe pastaj do të tërhiqen përmes hekurudhës deri në RMV. Me këto 4 lokomotiva të reja, do të rritet ndjeshëm kapaciteti transportues i hekurudhës, diku pothuajse 50%, me çka do të kemi një impakt të jashtëzakonshëm financiar në punën e hekurudhës”.

Drejtori Murtezani bënë të ditur se në këtë institucion pritet të bëhet punësimi i 76 personave, me çka synojnë rritjen e të punësuarëve shqiptarë në këtë drejtori, e cila siç shton ai, para se të drejtohej nga Alternativa, përbënte vetëm 10 të punësuar të nacionalitetit shqiptarë.

Orhan Murtezani, Drejtor gjeneral i Hekurudhave-Transport

“Jemi në procedurë në Ministrinë e Financave, pjesa më e madhe e të punësuarëve do të jenë të strukturave teknike dhe profesionale… dhe gjithsej nëse arrijmë të marrim leje do të ketë 76 punësime të reja, me të cilat do të rritet ndjeshëm numri i shqiptarëve në hekurudhë, i cili para se ne si Alternativë ta marrim drejtimin e kësaj drejtorie, ka qenë diku rreth 10 persona”.

Orhan Murtezani tregoi se në vazhdim është duke bërë përgatitjen e sigurimit të disa lokomotivave tjera dizel dhe disa pajisjeve më të mëdha që siç tha, janë të patjetërsueshme për mbarëvajtjen e punëve në hekurudhë.(Shenja)