Institucionet qendrore kanë punuar vazhdimisht për Manastirin me qëllim që shqiptarët atje të përfaqësohen në institucione dhe të jetojnë të sigurt. Kështu thekson kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Ai thotë se nevojitet bashkëpunimi i prindërve dhe angazhim i institucioneve lokale për gjimnaz në gjuhën shqipe: “Në vazhdimësi kemi punuar që shqiptarët në Manastrit në radhë të parë të jetojnë të sigurtë dhe të qetë në vendin e tyre, të jenë të përfaqësuar drejtë nëpër institucione dhe sigurishtë që ato janë të përfaqësuar. Disa herë kemi bërë përpjekje për hapjen e gjimnazit në gjuhën shqipe por akoma nuk kemi pasur sukses suksesi do të varet edhe nga vetë angazhimi i qytetarëve në Manastrit për regjistrim të nxënësve në gjimnazin në shkollën shqipe. Të mos jetojnë me ankth, të mos jetojnë me frikë, sepse gjërat kanë ndryshuar tani më”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së,