Për problemet e nxënësve shqiptarë në gjimnazin e Manastirit, të cilët nuk mësojnë në gjuhën amtare, ministri i Arsimit Arbër Ademi thotë se ka mësuar nga kronika e Alsat. Ai tha se nuk ka pasur kërkesë për paralele në gjuhen shqipe. Kërkoi nga nxënësit dhe komuna e Manastirit që ta informojnë Ministrinë se ka të interesuar për mësim në gjuhën shqipe dhe pasi të dorëzojnë kërkesën, Ministria do t’i përgjigjet pozitivisht.

Në  Manastir shumë familje shqiptare fëmijët e tyre i regjistrojnë në shkolla në gjuhën maqedonishte në mënyrë që të mos kenë problem për regjistrimin në shkolla të mesme. Drejtoresha e gjimnazit Josip Broz Tito thotë se nuk ka interesim për mësim në gjuhën shqope, por nxënësit e pohojnë të kundërtën.

Gjithsej në katër vite arsim, numri i përgjithshëm i shqiptarëve për momentin është 8-9 nuk jam e sigurt. Por përgjithësisht në gjitha vitet e kaluara numri i nxënësve shqiptarë është i vogël që mësojnë në këtë gjimnaz dhe asnjëherë nuk është paraqitur nevoja, e as ndonjë kërkesë për mësim në gjuhën shqipe- tha Tanja Maunovska, U.D drejtoreshë e gjimnazit Josip Broz Tito- Manastir.

Ndryshe, sipas ligjit, mësimi në gjuhën amtare është i obligueshëm në shkollat fillore dhe të mesme.