Agjencia për Investime të Huaja dhe promovim të eksportit të Republikës të Maqedonisë së Veriut u prezantua në  forumin e biznesit  Maqedoni-Itali që u mbajt në Katania.

Përfaqësues nga kompani të pranishme makinerike dhe të IT industrisë kanë shprehur interesim ta vizitojën vendin tonë dhe kanë kërkuar organizim të mbledhjes për njoftim më detajor me klimën e biznesit pas përfundimit të forumit, kumtoi Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit.

Drejtori i Agjencisë, Arben Vila, në fjalimin në forum ka shprehur gatishmëri për realizimin  e bashkëpunimit  më të afërt me kompanitë e interesuara për njohje me mundësitë investuese të vendit tonë, e theksoi rolin e Agjencisë në procesin e tërheqjes së investimeve të huaja direkte  dhe i ka prezantuar  proceset reformuese që i zbaton Qeveria për mbështetje të kapaciteteve të kompanive vendore.

Ivan Iliev, këshilltar shtetëror në AIHPERMV dhe ish promotor në Milano, i ka prezantuar  mundësitë investuese të vendit tonë,  klimën e volitshme të biznesit dhe kushtet për fillim dhe udhëheqje të biznesit, ndërsa Besnik Fetai, prorektor i universitetit të Evropës Juglindore e ka prezantuar modelin e këtij Universiteti me Parkun Teknologjik, ku për momentin punojnë 20 kompani. Ato janë themeluar nga studentë të diplomuar të UEJL-së, punojnë për tregun e huaj,  ndërsa  aktiviteti i tyre kryesor është krijimi i prodhimeve softuerike dhe zhvillimi i softuerit.

Para fillimit të forumit delegacionin e vendit tonë e priti prefekti  i Katalonisë, Salvo Poglieze në të cilën është diskutuar për mundësinë  e bashkëpunimit më të afërt ekonomik në të ardhmen. Prefekti ka shprehur gatishmëri ta vizitojë vendin tonë dhe t’u bëjë thirrje kompanive prej afër  të njoftohen me mundësitë  të cilat i ofron vendi ynë. Nga agjencia për investime të huaja presin takimi të rezultojë  me projekte të reja të suksesshme dhe përforcim të bashkëpunimit  në fusha të ndryshme ku do të ketë interes të përbashkët.

Delegacioni i shtetit e vazhdon vizitën në Itali në takime me Odën ekonomike të Sicilisë juglindore, me rektorin e Universitetit Katania dhe organizimin e industrialistëve të Katanisë Confindustria Catania.