Sistemi shëndetësor përgatitet për skenare të këqia me shumë pacientë, por shpresoj se njerëzit do të vetëdijësohen dhe se  do t’i respektojnë masat parandaluese,  dhe nuk do të kemi skenar të tillë, thotë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Kemi plan për restriksione plotësuese në pajtim me disa masa, do ta promovojmë së shpejti. Kjo do të thotë restriksione shtesë në rajonet  ku ka paraqitje  të një numri të madh të pacientëve ose është rrezik potencial”, thekson Filipçe.

Ai në intervistë për mkd.mk potencon se  në opsion  si një nga masat është edhe kthimi i orës policore, mbyllja e shkollave dhe objekteve hotelerike dhe ndalesa e tubimeve, duke shtuar se në planin e restriksioneve e rëndësishme është edhe qasja rajonale.

Sipas tij, skenar më i keq do të thotë  numër më i madh i pacientëve edhe nga gripi sezonal,  të cilët  mund t’i okupojnë  repartet e njëjta  në të cilat tani  qëndrojnë të hospitalizuar pacientët me kovid.

“Parashikim të saktë askush nuk mund të tregojë,  asnjë vend nga rajoni dhe Evropa nuk ka pasur  vjeshtë me pandemi”, shton Filipçe.

Në atë kontekst  është edhe përgatitja e 16 kovid-qendrave dhe spitaleve montuese  të cilat duhet të fillojnë me punë në vjeshtë.

“Klinikat dhe spitalet kanë plan që ekspertët e tyre t’i menaxhojnë  ato spitale mobile,  ndërsa qëllimi është kovid-pacientët fizik tërësisht të ndahen nga të tjerët. Mendoj se ky është një sistem i shkëlqyer. Me atë plan  që e kanë kryer me plotësimin e numrit të infektologëve, me mjekë specialistë të mjekësisë interne, mundësia  t’i rekrutojmë këto mjekë edhe nga shëndetësia primare, të mund të menaxhohet”, thekson Filipçe.

Ai përmend se në kushte të tilla veçanërisht duhet të kemi kujdes me fëmijët, duke potencuar se  konsideron që propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për mësim deri në klasën e tretë me prani fizike,  ndërsa për të tjerët onlajn, është tërësisht solid.

Rekomandimet tona, themelohen në njohuritë epidemiologjike, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të përgjigjet  për sfidat tjera. Absolutisht mendoj se është rekomandim solid për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën. Mendoj se duhet të shkojnë në shkollë nëse pajtohen prindërit”, thotë Filipçe, duke shtuar se nëse prindërit nuk pajtohen me propozimin e tillë atëherë duhet të ketë edhe onlajn-model.

Në kushte kur hulumtohen  më shumë vaksina kundër KOVID-19, ministri i Shëndetësisë konsideron se skenari optimistik është vaksina të bëhet e arritshme  në fillim të vitit 2021.

“Aplikuam për kovaks-mekanizmin e OBSH-së, i cili do të kryejë shpërndarjen e vaksinave atëherë kur secili  do të arrijë deri te prodhuesit. Nuk kemi mjaft njohuri për atë  se deri ku janë vaksinat. Kompanitë që janë paraqitur në kovaks  janë afër fazës së tretë të hulumtimit klinik. Mendoj se është skenar optimistik në botë  të bëhet e arritshme vaksina në fillim të vitit të ardhshëm. Ata që janë  më përpara në proces. Për (vaksinën) ruse nuk kemi mjaft njohuri, ende huumtojnë ekspertët tanë”, potencon Filipçe.

Ai thekson se nga fillimi i paraqitjes së epidemisë është thënë se sistemi dhe punonjësit shëndetësor  nuk munden vetëm ta menaxhojnë  krizën dhe për atë nga vlera e  jashtëzakonshme është vetëdija te qytetarët dhe respektimi i masave.

“Ka një pjesë serioze të qytetarëve që i respektojnë,  megjithatë ka gjithashtu pjesë serioze që nuk i respektojnë. Kjo krizë shëndetësore na imponoi për të jetuar  sipas disa rregullave dhe shumë e rëndësishme është qytetarët ta kuptojnë se  kjo bëhet pjesë e kulturës shëndetësore. Ka apele të përhershme, ka shembuj, ka njerëz me formë të rëndë të sëmundjes, ka njerëz që i humbën të afërmit e tyre. Sëmundja është këtu dhe ekziston,  duhet të vetëdijësohen qytetarët se vetë janë përgjegjës për shëndetin e tyre nëse nuk mbajnë llogari. Të qarta janë parimet për parandalim dhe përhapje të virusit”, potencon Filipç