Marrja e zyrave karshi kryeministrit nga Artan Grubi dhe fuqisë politike që tani do të kenë shqiptarët, për analistin Nijazi Muhamedi është një mesele në vete. Zaev duhet të kuptojë se tani nuk ka përballë një bostanxhi – bashin që e kishte zyrën me shikim ka qeveria dhe përballë qebaptores “Destani”, por ka përballë Artan Grubin.

“Ky “Top-shop”mandatari i djeshem ,qe nga sot eshte “kryeminister”,qe mashtron vedin se do rrije 4 vjet,po qe ne i themi s’do mund te rrije as 3 muaj me ate mendje qe kishte dhe me kete catrafil mendje qe ka nisur,sot me sabah paska bere ndryshime te puneve dallavere:top-shopin e vet ia paska dhene top-shop ministrit te ekonomise, qe doli sot me sabah ne konference per mediat per te shitur rrangallat e qeverise se kaluar dhe do mjegull-premtime te reja,kurse vete duket se do jete “guvernator”i 15 bankave te ardhura moti ne Tetove,qe t’ua cingerise nervat njerezise tetovare me barbarisht se ndonje “guvernator”francez ne Mali.Se i ka mbetur ky huq,ky sindrom nga koha e mandatit te kaluar,kur nje “zevendeskryeminister” i tij bente punen.e Bostanxhi-Bashit, qe merrte tendera per lule e drure te oborrit te qeverise dhe zyren e kishte perballe qebaptores “Destani”me shikim kah qeveria,kurse nuk e ka pare sot se ky zevendeskryeministri i dhe i pare me zyre i ka dale perballe zyres se tij,sikunder duhet dhe sikunder e ka bere,dhe kryeministrit ndoshta nuk i shkon mendja se nuk do mund te beje si ka bere me Bostanxhi-Bashin qe kishte dhe qe shkoi..!
Fotot para “bankave koloniale”sot me sabah ne Tetove” ka shkruar Muhamedi.

Ndryshe BDI fituese e zgjedhjeve Parlamentare të 15 Korrikut ka edhe ministri të tjera të fuqishme përfshirë atë të Financave që drejtohet nga Fatmir Besimi ,ajo e Ekonomisë e drejtuar nga Kreshnik Bekteshi si dhe një tjetër ministri shumë e rëndësishme që drejtohet nga Bujar Osmani i cili do të jetë në krye të diplomacisë, si shqiptari i parë në këtë pozitë. Gjithashtu BDI në këtë mandat do të ketë edhe kryeministrin e parë shqiptar në Marrëveshjen me partnerin e Koalicionit/ TetovaSot/