Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut në web-faqen e saj e ka publikuar listën e vendeve që janë më të rrezikuara dhe që rekomandohet qytetarët t’i shmangin në udhëtimet e tyre.

Sipas listës së publikuar, në vendin e parë është Kina, në të dytin Italia, e treta Korea e Jugut, Irani i katërti, Franca e pesta, Gjermania e gjashta dhe Spanja e shtata. Këto vende bëjnë pjesë në grupin e vendeve me rrezik të lartë nga coronavirusi.

Ndërsa me rrezik të mesëm në vendin e parë është Japonia, kurse në të dytin SHBA-të.

Maqedonia e Veriut është vendosur në vendin e shteteve me rrezik të ulët të mundësisë së përhapjes së coronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë sot sërish bëri thirrje që të mos udhëtohet në asnjërin prej vendeve që janë në listë, pasi shumë shpejt një vend mund të kalojë në vend me rrezik të lartë.