Mozzik dhe Tayna vazhdojnë të jenë ndër artistët më të kërkuar në estradën shqiptare.

Dyshja më parë kanë sjellë këngën “Lakmitare”, ndërsa vazhdimisht mbështesnin njëri-tjetrin për projektet muzikore.

Shpeshherë në postime ata janë parë duke kaluar kohë së bashku, por si duket gjërat kanë ndryshuar.

(Foto: Instagram)

Në një kërkim te profili i Taynas në rrjetin social Instagram, ajo nuk e ndjek më reperin me prejardhje nga Ferizaji.

E njëjta ka ndodhur edhe me Mozzik, edhe pse ky i fundit ndjek vetëm profilin e vajzës së tij, Hana.

Edhe pse dyshja ende nuk janë prononcuar, fansat menjëherë kanë filluar me aludimet se dyshja mund të kenë shkëputur raportin.

Ditë më parë është përfolur edhe për raportin mes reperes me Dafina Zeqirin, pasi nuk kanë shpërndarë këngët e njëra-tjetrës.