Toby Alderweireld është një prej lojtarëve në skadencë kontrate me Tottenhamin, por në ndryshim nga Erikseni, me largimin e trajnerit Mauricio Pochettino dhe me ardhjen në krye të skuadrës së Jose Mourinhos, lojtari mund të marrë në konsideratë qëndrimin te “Spur”-sat.
Sipas medieve angleze, mbrojtësi belg është gati të dëgjojë ofertën e drejtuesve të klubit për rinovimin e kontratës, pasi trajneri portugez i ka dhënë 30-vjeçarit motivim për ta vazhduar karrierën në Londër.
Belgu luan sezonin e pestë te Tottenhami, teksa është aktivizuar në 12 nga 13 ndeshjet e Premier League-s për 2019-2020.