Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje të shiut, të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët jugore. Lokalisht pritet të bijnë mbi 25 litra në metër katror, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 4 deri 12 gradë, ndërsa e ditës prej 6 deri 14 gradë.

Në Shkup e rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe me shi, me temperaturë të mëngjesit deri 8 gradë, ndërsa të ditës deri 13 gradë.