Ka tash e sa kohë që këngëtarja dhe modelja e njohur nga Peja, Morena Taraku, i ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saja në Turqi.

Pavarësisht se është larg fansave në trojet shqiptare, ajo vazhdon t’i mbajë aktiv me postime të ndryshme, duke mos munguar as pozat provokuese në koleksionin e imazheve të saj.

Një të tillë e ka ndarë së fundmi në rrjetin social, Instagram, aty ku numëron hiç më pak se 984 mijë ndjekës.

Imazhi në fjalë e shfaq Morenën tejet tërheqëse, derisa ka vënë në pah linjat trupore me pozën nga shtrati.

E njëjta mori një sërë komentesh pozitive nga fansat dhe kolegët, duke e përgëzuar për fizikun e saj joshës.

Këngëtarja Taraku qëndroi disa ditë në Shqipëri për t’iu dalë në ndihmë të mbijetuarve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ajo po ashtu premtoi se do ia ndërtojë shtëpinë një familjeje të prekur nga tërmeti që la të vdekur mbi 50 persona, qindra të lenduar e dëme të mëdha materiale.