Zvicra e lëshoi në përdorim monedhën më të vogël në botë. Ka vlerë prej çerek franku zviceran, ndërsa në fotografi është poza e njohur e Albert Ajnshtajnit, ku ai nxjerr gjuhën.

Sipas farkëtarisë shtetërore për para, Suismint, monedha prej 2,96 milimetrave peshon 0,063 gramë, është më e vogla në botë.

Në kumtesë ceket se janë bërë vetëm 999 monedha dhe do të shiten për 199 franka me thjerrëz të posaçme.