Familja Greku u shua pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë mëngjesin e së martës. Ditën e sotme, ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat trupat e pajetë të Pëllumb dhe Çelike Greku.

Burrë e grua u nxorën pa shenja jeta nga rrënojat e banesave në Thumanë. Ata qëndruan për më shumë se 24 orë nën rrënoja.

Ndërsa, djali i tyre Saimir Greku u shpëtua pas një operacioni që zgjati disa orë dje mes rrënojave në Durrës. Por, për fat të keq ai humbi jetën mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës.