Në ndryshimet e Ligjit për shërbim në armatë, i cili është në procedurë parlamentare, parashikuam edhe kornizë ligjore, në të cilën një pjesë e caktuar e personave të cilët punojnë në Qendrën Mjekësore Ushtarake (QMU), ndërkohë posedojnë njohur mjekësore, stomatologjike apo farmaceutike, do të kenë mundësi që orë të caktuar të punojnë edhe në shëndetin publik. Kjo do të jetë mbështetje për shëndetin publik edhe për pacientët, gjegjësisht do të jetë mundësi edhe për ta të arrijnë përvojë dhe të hyra shtesë. Në këtë mënyrë do t’i përforcojmë kapacitet me kuadër profesional, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ajo së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Shtatmadhorisë së Armatës dhe një grup të punësuarish në QMU, me të cilit, siç tha ministrja Shekerinska, është diskutuar për mënyrat se si funksionon shëndeti publik dhe puna e tyre në Armatë.

“Në  Qendrën Mjekësore UShtarake, punojnë më tepër se 20 specialistë, kemi numër shtesë të të rinjve, të cilët për momentin janë në specializim dhe njohuritë e përvojat e tyre nuk mundet mjaftueshëm t’i zbatojnë nëse punojnë kryesisht për nevojat e Armatës. Në këtë mënyrë ata do të ndihmojnë edhe në shëndetin publik, ndërsa në ligj kemi paraparë edhe personat e shëndetit publik, së bashku me ata që marrin pjesë në misione të caktuara të NATO-s, të cilët paraqesin mbështetje të mirë financiare për buxhetet e tyre familjare. Vlerësojmë se në këtë mënyrë do të ketë më tepër kënaqësi në Qendrën Mjekësore Ushtarake, por do të kemi edhe më shumë mundësi dhe kapacitet në shëndetin publik”, tha Shekerinska.

Ministri, Venko Filipçe, tha se në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, po përgatitet Strategji për resurset njerëzore në shëndetësi nga viti 2020 deri në vitin 2026 dhe kjo do të promovohet në fillim të vitit 2020. Në këtë drejtim, ai theksoi se veçmë janë bërë ndryshimet e Ligjit për sigurim shëndetësor, me qëllim që çdo mjek, respektivisht ekip së bashku me infermieren, të shfrytëzohen në maksimum.

“Nga njëra anë t’i shfrytëzojmë specialistët atje ku nuk kanë mjaftueshëm obligime pune, në kuadër të specializimit të tyre, gjegjësisht dëshirojnë të bëjnë edhe veprimtari shtesë, siç është shembull veprimtaria kirurgjike. Qendra Mjekësore Ushtarake është shembull klasik për këtë, pasi që ajo më herët ka funksionuar në kuadër të Spitalit Ushtarak, tashmë Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ‘8 Shtatori’, megjithatë kolegëve u është shkurtuar mundësia të punojnë në sallat e operimit. Në këtë drejtim, Ligjit për sigurim shëndetësor, fillimisht lejon që të gjithë specialistët të punojnë në kuadër të shëndetit publik, në shtëpitë e shëndetit ku nuk ka specialist të fushës së caktuar. Në këtë mënyrë shërbimin shëndetësor e japim më afër pacientëve, më afër qytetarëve, me qëllim të zvogëlimit të presionit drejtë spitaleve rajonale apo drejt klinikave të Shkupit”, tha Filipçe.