MIA EVROPË

Mjekë paralajmërojnë se Xhulian Asanzhi mund të vdesë

Londër, 25 nëntor 2019 (MIA) – Një grup mjekësh ka dërguar letër deri tek ministrja britanike për Punë të Brendshme, Priti Patel, në të cilën shfaqin shqetësim serioz për shëndetin e Xhulian Asanzhit.

Letra e nënshkruar nga më shumë se 60 mjekë të më shumë vendeve, të cilët insistojnë në atë që themeluesit të Uikiliksit, i cili momentalisht është në burgun Belmarsh në Londër, urgjentisht i duhet kontroll të shëndetit fizik dhe mental.

Ekspertët paralajmërojnë që Asanzhi mund të vdes derisa nuk merren masa adekuate dhe se situata është urgjente dhe se nuk ka kohë për të humbur.

Liza Xhonson, njëra nga nënshkruesit e letrës, deklaroi që është e patjetërsueshme një vlerësim i pavarur mjekësorë të shëndetit të Asanzhit për të vërtetuar nëse ai është i aftë për gjykim.

“Në përputhje më sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, autoritetet britanike duhet patjetër të dëgjojnë Lidhjen e ekspertëve mjekësorë gjithandej botës dhe ta dërgojnë Asanzhin në institucion të përshtatshëm shëndetësor para se të jetë vonë”, u shpreh Xhonson.

Para një jave, Gjon Shipton, babai i Xhulian Asanzhit, në një intervistë për mediat norvegjeze ka shfaqur shqetësim se ekstradimi i djalit tij do të thotë edhe vdekje e tij