Plotësisht i hedhim poshtë të pavërteta e paraqitura se Nikolla Gruevski është arr estuar dhe se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon ekstradimin e tij, bënë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.

“Përgënjeshtrojmë edhe një nga shumë lajmet e rreme këto ditë – plotësisht e hedhim poshtë të pavërteta e paraqitura se Nikolla Gruevski është arr estuar dhe se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon ekstradimin e tij”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Në opinion, siç theksojnë, edhe dihet se Ministria e Drejtësisë menjëherë pas arr atisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski – që vitin vitin e kaluar, ka dërguar kërkesë për ekstradimin e tij dhe e njëjta është refuzuar.

“Përveç kësaj është edhe shkresa e fundit e 31 tetorit të vitit 2019, nga Ministria hungareze e Drejtësisë, ku informojnë se pas refuzimit të ekstradimit, dokumentet janë dërguar në Prokurorinë hungareze. Ministria hungareze e Drejtësisë,gjithashtu na informoi se prokurori publik ka vendosur të mos inicojë procedurë pe nale, as ndonjë masë tjetër kundër Nikolla Gruevskit”, bënë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.