Layvin Kurzawa i Paris Saint Germain është një prej objektivëve të Milanit për merkaton e janarit. Kuqezinjtë kërkojnë përforcime për pjesën e dytë të kampionatit dhe 27-vjeçari, i cili mund të transertohet me parameter zero, pasi i përfundon kontrata me francezët, shikohet si një mundësi e mirë për repartin e mbrojtjes së klubit italian. Gjithashtu drejtuesit e ekipit nga Milanello për krahun e djathtë të mbrojtjes do të synojnë edhe turkun Celik të Lille dhe Ghiglione të Genoas.