AC Milan është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e ri Aster Vranckx nga skuadra belge KV Mechelen.

Milani është duke punuar në ide, mundësi dhe opsione për sezonin e ardhshëm, ku në mesin e lojtarëve që po përjell është edhe Vranckx, i cili do të ishte një opsion i mirë nëse Stefano Pioli mbetet ose Ralf Rangnick arrin, përcjell ORAinfo.

18-vjeçari është i mirë me të dy këmbët dhe përshtatet në mënyrë të përkryer në një sistem 4-3-3. Ai ka shpejtësi dhe është një mesfushor i plotë, një lojtar me një vizion të gjerë të lojës.

Kostoja nuk do të jetë e tepërt, pasi Milan do të duhej të paguaj 5-7,5 milionë euro për të zbritur yllin e Mechelen, i cili bie në mënyrë të përsosur në vizionin e Elliott Management për një ekip të ri të ndërtuar rreth lojtarëve premtues.