Sipas të dhënave të Regjistrit Qëndror, kompania për kumar dhe baste momentalisht ka regjistruar 25 filiale për organizim të lojërave të fatit, të cilat në pjeën më të madhe gjenden në Shkup (Qendër, Aerodrom, Karposh, Kisella Vodë, Gazi Babë, Gjorçe Petrov), por edhe në qytete tjera, sin ë Kumanovë, Tetovë, Prilep, Manastir e Kërçovë”, theksohet në tekstin e botuar në Fokus. Me këtë rast, dejtues i të gjitha filialeve është ish drejtori i Ndërmarrjes publike për menaxhim të hapësirave banesore dhe afariste dhe I Pyjeve të Maqedonisë, Vlladimir Bahçovakovski, i cili njëherit figuron si bashkëpronar pronar pakicë në kompani me 25 mijë euro.
Si pronarë dominantë të Maks Bet-it në Maqedoni për momentin figurojnë kompania me emër të njëjtë në Serbi e pronarit Sasho Marçeta dhe kompania vendore Best Vej Investment, që është në pronë të djalit të Mijallkovit – Jordan Mijallkov. Ata kanë investuar në këtë kompani nga 237.500 euro. Përndryshe Marçeta është i njohur si “mbret i kumarit” në Serbi. Bëhet fjalë për vendim të sjellur në mbledhjen e 13-të, të cilën e ka udhëhequr zëvendës kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, duke marë parasysh se ai paraqitet si nënshkrues i licencës për lokacion në bulevardin “Jane Sandanski” në Aerodrom.

Dokumentin e nënshkruar nga D-r. Bujar Osmani e keni në këtë https://www.finance.gov.mk/files/u1394/Scan1_1.PDF