Microsoft filloi ditën e sotme të lançonte ikonat e reja në Windows 10 të cilat janë dizajnuar për të modernizuar sistemin operativ të kompanisë.

Ikonat janë të disponueshme nga dita e sotme për testuesit e Windows 10-ës në “Fast Ring” dhe sjellin gjuhën e re të dizajnit Fluent.

Microsoft prezantoi ikonat e reja në Dhjetor dhe të gjitha janë plot ngjyra dhe më moderne sesa ikonat aktuale. Calculator, Groove Music, Mail, Voice Recorder, Alarms & Clock, Movies & TV dhe Calendar janë aplikacionet e para që ikonat do tu përditësohen.

Microsoft do të rifreskojë edhe ikonat e Photos dhe Mail. Përpara se të dizajnoheshin ikonat e sistemit operativ, Microsoft ridizajnoi ikonat e Office përfshirë edhe versionet mobile.

Edhe vetë Office ka një logo moderne madje edhe shfletuesi Edge.