Nëse shihet fotografia e përgjithshme, parandalimi i fillimit  të bisedimeve aderuese  është faktor destabilizues për Ballkanin, thotë kryeministri grek Kirjakos Micotakis, në intervistën për gazetën italiane “Korriere dela sera” në prag të vizitës së sotme në Romë, duke u përgjigjur në pyetjen nëse druan se vetoja franceze për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, do të mund ta destabilizoj[ Ballkanin, lajmëroi korrespondentja e MIA-S nga Athina.

“Druaj se ishte gabim. Do të ketë presione mbi Francën për sërish të mendojë. Qeveria në Paris propozon plan për shqyrtim të sërishëm të procesit të brendshëm për integrim dhe ekzistojnë disa pika qeveritare në atë që e tregon Emanuel Makroni. Por, nëse shihet fotografia e përgjithshme, pengimi i  fillimit të bisedimeve aderuese është faktor destabilizues”, thotë kryeministri grek.

Micotakis, sot në Romë do të takohet me kolegun e tij italian, Xhuzepe Konte, ndërsa sipas burimeve qeveritare greke, njëra ndër temat për të cilën do të bisedojnë do të jetë edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja që procesi të mbetet i gjallë.

Sipas burimeve të njëjta, në takimin e të dy kryeministrave do të bisedohet edhe për gazsjellësit TAP dhe EastMed, ndërsa theksi do të vihet  në krizën e migrimit/refugjatëve dhe për koordinimin që nevojitet në nivel evropian.

Konte dhe Micotakis do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Italisë dhe për perspektivën  për përforcimin e tyre shtetë, veçanërisht në ekonomi, tregti dhe energjetikë dhe mundësinë për investimet italiane në Greqi.