LSDM çdoherë ka qenë dhe do të jetë parti maqedonase që në vend të parë i vëndon interesat e Maqedonasve, “një shoqëri” për ata është marketing, thotë nënkryetari i BDI dhe ish kryetari i komunës së Çairit./Bashke.TV

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish kryetari i komunës së Çairit në 3 mandate, ishte pjesë e krahut të partisë që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 angazhohej për ndërprerje të bashkëpunimit me VMRO-DPMNE dhe për formimin e koalicionit me LSDM-në, siç edhe ndodhi. Por, ai këtë periudhë hyri në konflikt me LSDM-n pasi BDI filloi ta promovojë dhe mbrojë idenë për kryeministër shqiptar. Në bisedë për Fokus, ai thotë se qëllimi i këtij propozimi nuk është mobilizimi i votuesve në prag të zgjedhjeve, por lëvizje kah barazia e vërtetë.

FOKUS: Kush është ideatori i konceptit për kryeministër shqiptar, kur lindi kjo ide dhe pse vendosët që pikërisht tani ta plasoni dhe promovoni në opinion?

MEXHITI: Ideja për kryeministër shqiptar nuk është krijuar nga një person ose nga një parti në Maqedoninë e Veriut. Ajo është ide e bazuar në vlerat evropiane të të drejtave dhe barazive qytetare. Për vite të tëra qytetarët tanë dinin vetëm për dy opsione, një kandidat maqedonas, ose tjetër kandidat maqedonas. Koha është për barazi të re dhe për kryeministër që do ti përfaqësojë të gjithë qytetarët.

FOKUS: A dëshmon fakti që këtë platformë e plasuat në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare se qëllimin e keni për të mobilizuar trup votues në bazë etnike?

MEXHITI: Qëllimi ynë është ta çojmë vendin tonë kah përparimi dhe barazia. Kryeministri shqiptar është masë për atë qëllim. Nuk ka të bëjë me mobilizim të votuesve etnik, por për lëvizje kah barazia e vërtetë. Në të kaluarën, Shqiptarët duhej të përdornin armë për të arritur barazinë, ndërsa sot kjo është e mundur përmes fletës së votimit.

FOKUS: A keni shqyrtuar deri më tani emra konkret nga bashkësia etnike shqiptare që do ti propozonit për kryeministër gjatë negociatave eventuale për formimin e qeverisë koalicionuese pas zgjedhjeve? Cilët janë ata ose prej cilit profil shoqëror dhe politik duhet të jenë?

Mexhiti: Ideja është më e madhe se çdo person dhe parti. I ftojmë të gjitha partitë shqiptare ti bashkohen iniciativës për kryeministër konsensual shqiptar. Kjo është arsyeja pse ende nuk kemi kumtuar asnjë emër. Ende presim nga partitë shqiptare që ta përkrahin këtë kauzë kombëtare. Me kohë do ta paraqesim rrugën tonë kah zgjedhja e kandidatit me potencialin dhe integritetin më të mirë. Por, një gjë është e garantuar – kryeministri shqiptar të jetë kryeministër për të gjithë, dhe jo vetëm kryeministër i BDI-së.

FOKUS: Në të njejtën kohë, partia juaj e reafirmon parimin “fituesi me fituesin” gjatë formimit të qeverisë. Sa është ky parim i arsyeshëm, duke e pasur parasysh se tashmë jo të gjitha partitë janë parti klasike etnike (LSDM u deklarua si parti multietnike)? Dhe e dyta, sa insistimi për këtë parim është në përputhje me idenë për kryeministër shqiptar, respektivisht çka nëse ndodh situatë hipotetike kur ju përsëri të vendosni se kush të formojë qeveri, ndërsa kërkesën tuaj për kryeministër e pranon partia nga, kushtimisht blloku maqedonas, që ka fituar më pak vota? Me cilën parti do të bashkëpunonit në situatë të atillë?

MEXHITI: Nuk mund të flisni për “një shoqëri” ose parti multietnike, përderisa jeni partia e parë që e përjashton idenë për kryeministër shqiptar. LDSM çdoherë ka qenë dhe do të jetë parti maqedone që në vend të parë i vëndon interesat e Maqedonasve. Një shoqëri për ata është marketing, nuk janë të sinqertë. “Një shoqëri” nënkupton që edhe një Shqiptar të ketë mundësi të jetë i zgjedhur për kryeministër. Kryeministri Shqiptar nuk është kryeministër vetëm për Shqiptarët, ai është për të gjithë. Deri më sot, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut janë zgjedhur nga njëra prej dy partive kryesore, ndërsa në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur kryeministër që i përfaqëson të gjithë qytetarët. Kryeministri shqiptar do të ishte i atillë dhe do të përfaqësonte të gjithë. Ne do të formojmë qeveri me partitë politike që kuptojnë se nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë e përgatitur për BE, duhet të jenë të përgatitura për kryeministër shqiptar.

FOKUS: Evidente është që periudhën e fundit po intensifikohet konflikti mes LSDM-së dhe BDI-së, deri në atë nivel saqë lideri i LSDM-së Zoran Zaev porositi se nëse insistoni në kërkesën për kryeministër shqiptar do të shkoni në opozitë. Në ndërkohë ju personalisht u përfshitë në një duel me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, me rastin e performansës në Kalanë e Shkupit, për çka u dhane kritika në llogarinë tuaj për rezultatin e punës që e keni pasur si kryetar i Komunës së Çairit. Cila është arsyeja e dallimeve të këtilla – a ekziston një kohë e gjatë padurueshmëri e caktuar mes dy partive politike ose bëhet fjalë për betejë të dy partive politike që konkurojnë për të njejtin trup votues?

MEXHITI: Në 2016 – tën e zgjodhëm Zoran Zaevin për kryeministër me kushte të qarta: Marrëveshja e Prespës, Ligjin për gjuhët dhe kryetarin e parë shqiptar të Kuvendit. Ai i pranoi këto kushte dhe e vlerësojmë atë që e arritëm sëbashku. Por, Zaev sikur po harron se kush bëri që ai të jetë kryeministër, sepse po nxit tensione. Me Shilegovin situata është e ngjajshme, ai u bë kryetar i qytetit me përkrahje të BDI-së, por menjëherë pas zgjedhjes nuk i përfilli dhe diskriminoi lagjet shqiptare në aspekt të buxhetit dhe infrastrukturës. Sipas reagimeve të tij të djeshme, punët janë të qarta. Si mundet një njeri në mënyrë raciste ti përfshijë të gjithë Shqiptarët me etiketën “të lire”, ndërsa të pretendojë se është politikan liberal?