Pikëllim të thellë për vdekjen e Nuredinit ka shprehur edhe Izet Mexhit nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe deputet në kuvendin republikan.

Përmes një postimi bashkangjitur me fotografi Mexhiti shkruan se Nuredin Mustafën do ta mbajë mend gjithmonë të buzëqeshur punëtor, energjik, burrë me të vërtetë i mirë!

“Unë do të mbaj mend kështu, i buzëqeshur, punëtor, energjik, burrë me të vërtetë i mirë! Ishe model për fëmijët e Serovës dhe më gjërë, Zoti ta faltë xhenetin Nuredin, e familjes durimin!”, shkruan Mexhiti.