TV21 sot pyeti deputetin Mexhiti nëse vërtetë ka bërë lapsus? Mexhiti me përgjigje:

“Nuk është lapsus. Përgjigjen duhet ta jep z.Grubi me qe ai e promovoi marrëveshjen kinse historike. Poshtu na tregon edhe si do duket BDI në 20 vitet e ardhshme. D.m.th. ai i din te gjitha”, deklaroi Izet Mexhiti – deputet i BDI-së.

Por, nëse marrëveshja për Kryeministrin shqiptar në 100 ditët e fundit u arrit mes Ahmetit dhe Zaevit, a është kjo një porosi që Mexhiti po ia dërgon kryetarit të tij përmes Grubit?

Mexhiti tha se porosia është për direkt për Grubin, sepse siç tha, në Qeveri ka kryeministër dhe zv/kryeministër të pare. Mexhiti në përgjigjen e tij shtoi se Grubi duhet të përballet me përgjegjësinë që e ka marrë, jo të fshihet pas kryetarit Ahmeti.