Izet Mexhiti, duke folur për lëvizjen e tij të fundit në parti tha se rivali i tij i brendshëm Artan Grubi po mundohet të uzurpojë partinë me të gjitha format. Sipas tij, ai duke ironizuar do që të marrë me të vërtetë partinë dhe të jetë kryetari i ardhshëm dhe i padiskutueshëm i saj.

Në të kaluarën kemi pasur debate në parti kur kemi qenë në fushate zgjedhore për shumë tema, si psh. si duhet të jetë motoja e BDI-së, strategjia e BDI-së. Ndërsa shof se ai (Grubi) del me moton e partisë, me ngjyrën, del se do i fitojë të gjitha komunat nga Struga në Kumanovë me do anketa që asnjëherë nuk i tregon agjencinë nga i ka marrë. Faktikisht është një uzurpim i këtyre funksioneve. Kjo në prapaskenë del se do të marrë partinë, të bëhet kryetar partie, ashtu si ai ironizon. Atëherë përse nuk diskutohet se kush do jetë kryetari i ardhshëm i partisë?- tha në emisionin “200” Mexhiti.