Ndërkombëtarët i pranuan zgjedhjet duke thënë se ishin të qeta, korrekte dhe demokratike.Por Koalicioni ASH dhe AAA ishin kundër këtyre vlerësimeve.Akoma justifikimin e humbjes duan ta mbulojnë përmes këtij mashtrimi të hapur që të përfitojnë kohë dhe krerët e lartë të mbesin aty ku janë shkruan TetovaSot .
Së fundmi ata kanë nisur një sulm tjetër kundrejt politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë vetëm për faktin e vetëm ata dërgojnë mesazhe për partinë fituese tek shqiptarët BDI-në duke folur me superlativa ndaj këtij subjekti që arriti tëketë jo vetëm kryeministrin shqiptar por duke marrë edhe shumë pozicione të fuqishme në këtë mandat katër vjeçarë përfshirë njërën ndër ministritë më të rëndësishme, atë të financave dhe jo vetëm.
ASH dhe AAA tani i drejtojnë shigjetat kah Kosova dhe Shqipëria sepse ata japin mesazhe të forta për liderin e BDI-së dhe për misionin e tij në shumë procese të mëdha përcjellë TetovaSot.
BDI zhvilloi një fushatë ku nuk u morr fare me partitë shqiptare duke mos trazuar këtë unitet që duhet të ekzistojë por që në fakt atë e shkatërruan të eturit për pushtet që tani s’mund të pranojnë as mesazhe mbështetjeje nga Kosova dhe Shqipëria .

BDI si forcë reale e shqiptarëve në zgjedhje ishte e vetme përballë të gjithëve.Askush nga Shqipëria dhe Kosova nuk bëri thirrje dhe as të vijë në tubimet partiake .Doli si gjithnjë, morri 15 mandate, i fitoi zgjedhjet dhe i përfitoi edhe njëherë votuesit shqiptar.ASH dhe AAA harrojnë zërat që vinin nga Kosova sidomos për ta mbështetur atë gjatë fushatës tani këto mesazhe e godasin atë tejmase sepse vijnë për fituesit e vërtetë dhe jo për humbësit serik.

ASH dhe AAA që deri dje kanë besuar në mrekullitë e fundvitit ,sot kanë zbritur në tokë dhe me shpresat e venitura nuk e arritën qëllimin për të qenë në pushtet.Sikur të ishin nuk do tu pengonin mesazhet e Ramës, Thaçit,Veselit,Metës, Veliajt,Majkos,Hardinajt.
ASH dhe AAA nuk do ketë më luksin as të qëndrojë nëpër korridoret e partive maqedonase sepse Qeveria e re u bë dhe kjo për ta është një ëndërr që u fashit.Ata nuk janë mësuar të mbijetojnë pa pushtet prandaj dozat e nervozizmit po shtohen secilën ditë.Ata i ngriti një copë pushtet që patën në përbërjen e kaluar dhe tani nuk e kanë më.Kjo i bën të dezorientuar politikisht sepse pas një periudhe të qetësisë do fillojnë për ta vlimet e brendshme dhe ata e dijnë se cili fat i pret në frikën e asaj se çfarë do ndodhë me ta në Kongreset partiake.

Kundër ndërkombëtarëve,kundër Shqipërisë dhe Kosovës,kundër kryeministrit shqiptar dhe tryezës shqiptare .Kjo është për të dyshuar .