Mbajtja e NATO-s është nga vlera e jashtëzakonshme për Gjermaninë, deklaroi sot kancelarja Angela Merkel, prejse presidenti francez Emanuel Makron në intervistë për “Ekonomist” para tre javësh tha se NATO-ja “ka përjetuar vdekje të trurit”.
“Mbajtja e NATO-s sot është ende më shumë në interes tonin se sa që ishte në kohën e Luftës së ftohtë – ose së paku njëjtë aq e rëndësishme aq sa ishte në Luftën e ftohtë”, tha Merkel në Parlamentin gjerman.
“Sepse, siç tha dje ministri i Punëve të Jashtme Hajko Maas, Evropa për momentin nuk mundet vetë të mbrohet”, tha ajo.
Presidenti francez e nxit opinionin dhe aleatët, kur në fillim të muajit deklaroi se e jetojmë vdekjen e trurit të NATO-s dhe se vendet evropiane tashmë nuk mund të durojnë në atë se SHBA-ja do ta mbrojë aleatin e tyre.