Kancelarja gjermane Angela Merkel në Parlament deklaroi se një ndër rreziqet më të mëdha është që secili vend evropian ta udhëheqë politikën e vet dhe evropianët të dërgojnë sinjale të kundërta.

“Kjo nuk do të ishte katastrofale për Kinën, por do të ishte shkatërruese për ne në Evropë”, theksoi Merkeli, duke i theksuar si shembull standardet e sigurisë për  rrjetin celular 5G.

Ajo theksoi se Pekini do të duhet të përballet me kritikat për çështjet të cilat vendosen ndaj  pakicave.

Kancelarja gjermane  theksoi se ekziston “konkurrencës e sistemit” në Evropë dhe në Kinë dhe se nuk e di nëse “përgjigje e konkurrencës së sistemit…mund të jetë izolim”.