Mobilizimi i shqiptarëve ka filluar të rritet çdo herë e më shumë, për t’i dalin në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues që ka ndodhur gjatë ditës së martë, në Shqipëri.

Sikurse në Kosovë, edhe në Stuttgart të Gjermanisë janë mobilizuar duke siguruar ndihma të mëdha për shtetasit shqiptarë.

E emocionuese ishte një mesazh që shihej në një valixhe të mërgimtarit.

“Kujtojeni Zotin në ditë të mira, t’ju kujtoj Zoti në ditë të vështira! Jemi një!” , thuhet në mbishkrimin në valixhe.