Qeveria shpreson në bashkëpunim të mirë  me mediumet veçanërisht  në këtë periudhë parazgjedhore, ndërsa përderisa ka mosmarrëveshje  mes tyre  duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe konsultimeve.

Këtë e theksuan zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovozuale Zoran Trajçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp  në lidhje me  bojkotin e mediumeve   për aktivitetet e funksionarëve qeveritar.

“Zyrtarisht  nëse ekziston bojkot nuk mund të tregojmë sepse nuk ka paralajmërim të tillë, as deklaratë nga ana e mediumeve.  Përderisa ekzistojnë  mosmarrëveshje mes Qeverisë dhe mediumeve duhet t’i zgjidhin me dialog. Ne  as nuk jemi informuar, as nuk kemi njohuri se ka mosmarrëveshje midis Qeverisë dhe mediumeve që të mund të reagojmë,  as nuk kemi kompetencë ligjore  të ndërmjetësojmë në marrëdhëniet e tilla. Shpresojmë se mediumet do ta njohin  rolin e tyre të rëndësishëm publik në shoqëri dhe jo vetëm  në periudhën e ardhshme,  por vazhdimisht do të jenë  ata që kujdesen për qytetarët  të informohen për të gjitha aktivitetet  jo vetëm të Qeverisë, por për të gjitha ngjarjet në shoqëri”, deklaroi Trajçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve  sot në konferencën për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili ishte për vizitë në Agjenci.

Potencon se për gjendjen e tillë nuk ka sanksione nga ana e ASHMAA-së dhe se Agjencia nuk mundet, as Qeveria nuk mund të jetë redaktor i cilitdo medium.

“Vetë mediumet vendosin për aktivitetet e tyre redaktuese. Ajo që u tha  gjatë ditës së djeshme  nga disa portale elektronike  se ka gjoja bojkot nga ana e mediumeve  ndërsa tani për tani vetëm informacion i pakonfirmuar të cilin nuk mund të themi se është fakt. Sepse tashmë dje mediumet raportuan për pajisjen e re  në kirurgjinë torakale, nuk kishte deklaratë nga kryeministri teknik as nga ministri i Shëndetësisë i cili qëndronte ulur prapa, por qytetarët ishin të informuar për aktivitetin adekuat”, sqaroi Trajçevski.

Sipas Osmanit, çështja e mediumeve është se si do të raportojnë  dhe nëse do të marrin pjesë në aktivitetet,  por potencon se Qeveria  përpiqet maksimalisht  të jetë në marrëdhënie korrekte me mediumet dhe  rregullatorin.

“Me siguri do të ketë ndonjë komunikim midis institucioneve në këtë pjesë,  megjithatë nuk do të doja si përfaqësues i Qeverisë  të përzihem në mediumet të jap nga ajo që e bëjmë  ne si aktivitet. Mendoj se  është në interes publik kjo që e bëjmë,  megjithatë  e drejta e tyre është se si do t’i paraqesin ngjarjet. Shpresojmë në bashkëpunim të mirë veçanërisht  në ktë periudhë parazgjedhore kur qytetarët duan  t’i shohin qëndrimet  e të gjithë pjesëmarrësve  në këtë garë politike që të mund të sjellin  vendim adekuat për mandatin e ardhshëm”, deklaroi Osmani.