Pas deklaratës së kryeministrit grek se Greqia do zgjerohet 12 milje në detin Jon kanë reaguar edhe mediat greke.

Madje ato e kanë cilësuar këtë vendim të tyren si të mirëpritur nga qeveria shqiptare.

Mediat greke i referohen deklaratës së djeshme të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, dhe kanë theksuar se Shqipëria është gati për një marrëvshje të re të ndarjes së detit me Greqinë.

Në deklaratën e djeshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë shkruhet:

Lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.

Media greke, “Zougla” shkruan se qeveria shqiptare deklaron se Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok.