Me propozim të Bashkimit Demokratik për Integrim, nga Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, në bazë të nenit 126 paragrafi 1 nga Kushtetuta e RMV-së dhe neni 36 paragrafi 1 nga Ligji për qeverinë, qeveria e RMV-së parasheh Propozim ligj me të cilin me fuqi ligjore do të lirojë nga pagesa e kontributeve të sigurimit pensional dhe invalidor të gjithë të punësuarit në media.

Me këtë urdhëresë me fuqi ligjore të punësuarit në media të cilët kanë raportuar për tejkalimin e gjendjes me Covid 19 gjatë kohës së Gjendjes së jashtëzakonshme lirohen nga pagesa e kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor gjatë kohës së Gjendjes së jashtëzakonshme në lartësi prej 100% për gjithë periudhën sa zgjat Gjendja e jashtëzakonshme.

Mediat të cilat mund të shfrytëzojnë këtë beneficion janë media të cilat kanë leje pune për televizion dhe radio të ndarë nga ana e Agjencisë për shërbime audiovizuele dhe janë regjistruar në Agjencisë për punësim, media të shtypura me karakter informative si dhe mediat elektronike online të cilat plotësojnë këtu kushte sin ë vazhdim: të kenë vendosur redaksinë, të dhënat e kontaktit dhe infot si dhe të kenë të regjistruar median si perfon fizik.