Në kohë pandemie, mbështetja psikosociale është më e rëndësishmja për ruajtjen e
shëndetit mendor të fëmijëve, nxënësve dhe prindërve. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe
Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në
bashkëpunim me Klinikën Universitare të Psikiatrisë vendosën linjë për ndihmë të fëmijëve
të rinjve dhe të prindërve.
Numri i telefonit 072 912 676 është në dispozicion çdo ditë nga ora 09:00 deri në 19:00 ku
gjithashtu çdo person nga grupet e shënuara më lartë mund të paraqiten, të parashtrojnë
pyetje, ndërsa mund të marrin përgjigje profesionale për gjendjen aktuale me virusin, si dhe
këshilla për ballafaqimin e suksesshëm me sfidat dhe situatat e caktuara të cilat krijojnë
ndjenjën e habisë dhe shqetësimit.