Mastercard, kompani e kartelave të kreditit, që tani e tutje do kërkojë nga tregtarët që të marrin miratimin e poseduesit të kartelës bankare, qoftë përmes tekstit apo imellës, përpara se të fillojë faturimin për blerjen e një produkti.

Kompania e kartelave të kreditit këtë javë njoftoi një politikë të re që u kërkon tregtarëve të marrin miratimin e mbajtësit të kartelës bankare, para se të fillojë procedura e faturimit, njofton lajmi.net.

Kompanitë duhet t’i dërgojnë mbajtësit të kartelës një imellë ose një tekst që përfshin shumën e transaksionit, datën e pagesës dhe udhëzimet se si të anulohet.

“Për disa konsumatorë, një testim falas është një mënyrë e shkëlqyeshme për të provuar një produkt të ri dhe për t’u marrë me të përpara se të merret një vendim blerjeje,” shkroi Mastercard në njoftimin e saj.

“Sidoqoftë, ndonjëherë një testim falas mund të shndërrohet pa dashje në një abonim të përsëritur që është e vështirë të anulohet. Këto situata mund të jenë frustruese dhe të kushtueshme si për konsumatorët ashtu edhe për bankat e tyre”, shkruhej tutje.

Politika e re gjithashtu kërkon që kompanitë t’u dërgojnë mbajtësve të kartelave një imellë ose një faturë tekstuale për çdo transaksion që përfshin udhëzime se si të anuloni abonimin.

Plus, çdo tarifë që paraqitet në deklaratën e klientit tani duhet të përfshijë linkun e faqes në internet të shitësit ose numrin e telefonit.